Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë protestat në Iran

  • RFE /RL

Protestat në Teheran

Protestat në Teheran

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar sërish në Teheran, duke kundërshtuar rizgjedhjen e kontestuar të presidentit Mahmud Ahmadinexhad, në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit. Në anën tjetër, autoritetet zyrtare u kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mos përzihen në punët e brendshme të Iranit.

Sot, lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, iu drejtua kombit gjatë faljes së xhumasë. Ai tha se njerëzit e Iranit kanë zgjedhur atë që kanë dashur për president në zgjedhjet e 12 qershorit dhe se nuk ka pasur mashtrime.

Hamnei tha po ashtu se protestat duhet të ndalen, për shkak se, sipas tij, për rezultatin e zgjedhjeve është vendosur në kutitë e votimeve dhe nuk mund të vendoset në rrugë. Ai theksoi se liderët politikë do të përgjigjen për çfarëdo lloj dhune.

Zoti Hamnei edhe më herët kishte kërkuar nga iranianët që t’i ndalin demonstratat dhe të bashkohen rreth presidentit të linjës së fortë, Mahmud Ahmadinexhad, por mbështetësit e kandidatit reformist, Mir Hosein Musavi, që humbi në zgjedhje, e kanë injoruar këtë thirrje dhe deri tash kanë mbajtur tubime masive protestuese, duke kërkuar zgjedhje të reja.

Gjatë demonstratës së djeshme, raportohet të jenë përkujtuar personat e vrarë gjatë demonstratave të mëparshme.

Sipas mediave shtetërore, në protesta janë vrarë tetë njerëz.

XS
SM
MD
LG