Ndërlidhjet

Iran: Hamnei kërkon qetësi dhe durim


Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, ka ftuar për qetësi dhe durim, pas protestave të opozitës për shkak të dyshimeve për vjedhje të votave në zgjedhjet presidenciale të para një jave.

Zoti Hamnei, i cili e ka të drejtën e vendimit final lidhur me çështjet politike në Iran, ka folur sot gjatë faljes së xhumasë.

Rizgjedhja e politikanit të linjës së fortë, Mahmud Ahmadinexhad, për të cilin autoritetet thonë se ka fituar bindshëm në zgjedhje, ka shkaktuar protesta masive kundër qeveritare.
XS
SM
MD
LG