Ndërlidhjet

BE: Të mos përdoret forca në Iran


Liderët e Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje Iranit të lejojë protesta paqësore kundër zgjedhjeve kontestuese presidenciale.

Në një deklaratë të lëshuar në një takim në Bruksel, sot, liderët evropianë gjithashtu thanë se "autoritetet duhet të përmbahen nga përdorimi i forcës kundër demonstratave paqësore".

Thirrja e krerëve të BE-së erdhi në ditën kur udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Hamnei, tha se zgjedhjet e 12 qershorit ishin të drejta dhe se protestat duhet të ndalet.
XS
SM
MD
LG