Ndërlidhjet

Novi Sad: U mbajt samiti ndërkombëtar


Presidentët e 14 shteteve të Evropës Qendrore dhe Jug-Lindore që u takuan në Novi Sad thanë se e ardhmja e të gjithë rajonin është në Bashkimin Evropian.

Samiti dy-ditor i krerëve të shteteve nga rajoni nisi të enjten me slloganin "Tejkalimi i sfidave: ekonomia, energjia, integrimet evropiane" ndërsa takimet e punës filluan sot.

Duke hapur takimin e nivelit të lartë, presidenti serb Boris Tadiq, tha se integrimi i Ballkanit në BE është në interesin e Evropës dhe se liberalizimi i vizave, gjë për të cilën janë pajtuar ministrat e BE-së në Bruksel, ishte shenjë e qartë se këto vende ishin të mirëpritura në BE.

Presidenti çek Vaclav Klaus, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së, tha se mirëpret integrimin e Ballkanit në BE dhe se shpreson se gjatë presidencës së ardhshme suedeze të BE-së, të bëhet përparim në këtë çështje.

Takimi i nivelit të lartë në Novi Sad nuk u ndoq nga presidenti gjerman Horst Koehler dhe presidenti shqiptar Bamir Topi, ndërsa presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu nuk ishte ftuar.
XS
SM
MD
LG