Ndërlidhjet

Hepatiti B nuk ndalë ndeshjen Kliçko-Qagaev


Kampioni në kategorinë e rëndë, Vladimir Kliçko, do të ndeshet me sfiduesin e tij të radhës, Ruslan Qagaev, ashtu siç ishte planifikuar të shtunën, pasi që infektimi i sfiduesit me hepatitin B nuk paraqet rrezik shëndetësor, kanë thënë zyrtarët.

Asociacioni Amerikan i Mjekëve Profesional tha se infektimi i Qagaevit me këtë virus nuk paraqet rrezik për njerëzit përreth ringut të boksit kur ai do të lëndohej eventualisht gjatë ballafaqimit me Kliçkon.

Ukraninasi 33 vjeçar, Kliçko, u vaksinua kundër hepatitit B në fillim të kësaj jave, ndërsa promotorët e kundërshtarit të Qagaev kanë thënë se ai nuk është i infektuar.
XS
SM
MD
LG