Ndërlidhjet

ASHAK akuzon Beogradin për keqpërdorim të të dhënave demografike


Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka akuzuar autoritetet serbe për keqpërdorim të të dhënave demografike kur pohojnë se nga Kosova pas vitit 1999 janë larguar 200 mijë serbë.
Në kumtesën e Akademisë thuhet se ajo kundërshton çfardo keqpërdorimi të të dhënave demografike dhe vihet në pah se sipas regjistrimit nga viti 1991 (i bojkotuar nga shqiptarët) në Kosovë kishte 194.190 serbë ose 9.9 për qind me tendencë të rënjes së madhe të natalitetit.
“Nëse nga Kosova janë zhvendosur 200 mijë serbë, atëherë në Kosovë nuk do të duhej të kishte asnjë serb”, thuhet ne këtë kumtesë.
Akademia ka reaguar ne ekspozeun e ministrit të Jashtëm të Serbisë Vuk Jeremiq në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
XS
SM
MD
LG