Ndërlidhjet

Aeroplani i Shvarcenegerit ateroi dhunshëm


Aeroplani i guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, ka bërë aterim të detyruar, pasi në të është vërejtur tym.

Zyrtarët thanë se piloti ndërmori hapa të shpejtë dhe ateroi në aeroportin Los Anxhelos.

Askush nuk është lënduar.

Zoti Shvarceneger këtë aterim të dhunshëm e cilësoi si “një avanturë të vogël”.
XS
SM
MD
LG