Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Rusia e gatshme ta reduktojë armatimin


Presidenti Dmitri Medvedev tha sot se Rusia është e gatshme që ta reduktojë armatimin e saj bërthamor.

Këto komente ai i bëri gjatë qëndrimit të tij në Amsterdam të Holandës.

“Ne jemi të gatshëm që ta reduktojmë një numër të armatimit tonë strategjik mbrojtës disa herë, në krahasim me START 1”, u tha gazetarëve zoti Medvedev.

Pakti START është Marrëveshja për Reduktimin e Armatimit Strategjik, për të cilin Moska dhe Uashingtoni aktualisht po zhvillojnë negociata.

Presidenti Medvedev, në Amsterdam, e ka inauguruar një degë të Muzeut të Trashëgimisë Shtetërore të Rusisë.
XS
SM
MD
LG