Ndërlidhjet

Teheran: Policia me forcë i shpërndau protestuesit


Polica ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës kundër mijëra njerëzve, që janë tubuar në qendër të Teheranit, për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, përkundër vërejtjeve nga Lideri Suprem, Ajatollah Hamnei.

Dëshmitarët thonë se protestuesit ishin tubuar në tri hapësira, ndërsa po vëzhgoheshin nga policia speciale dhe militantët Basij.

Prani e shtuar policore është parë edhe në qytetet Rasht dhe Isfahan.

Më herët, gjatë ditës, disa zëdhënës të grupeve opozitare u kanë thënë mediave se protesta është anuluar, për shkak se nuk mund të merret leja nga qeveria. Por, asnjëri nga liderët e opozitës nuk ka bërë deklaratë publike.

Njëherësh, agjencitë gjysmë-zyrtare iraniane të lajmeve, FARS dhe MEHR, kanë raportuar se nga shpërthimi i një bombe në Mauzoleun e liderit revolucionar iranian, Ajatollah Homeini, është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur.

Ky shpërthim nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
XS
SM
MD
LG