Ndërlidhjet

Musavi: Irani të pastrohet nga gënjeshtrat dhe pandershmëria


Lideri i opozitës në Iran, Mirhosein Musavi tha se Republika Islamike duhet të pastrohet nga ato që ai i quajti gënjeshtra dhe pandershmëri.

Deklaratat e Musavit në Internet vijnë pasi ithtarët e tij i vazhduan protestat kundër zgjedhjeve presidenciale që i fitoi Mahmud Ahmadinexhad.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe vrushkuj uji për t’i penguar demonstruesit që të vijnë tek sheshi kryesor në Teheran, ndërsa televizioni shtetëror shfaqi pamje të autobusëve të djegur.

Lideri suprem, Ajatollah Ali Hamnei paralajmëroi kundër demonstrave të reja, ndërsa mediat shtetërore njoftuan se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në erë te mauzoleu i Ajatollah Homeinit, duke vrarë dy vetë dhe plagosur tetë të tjerë.

Trupi më i lartë legjislativ, Këshilli i Kujdestarëve të revolucionit, tha se ishte i gatshëm t’i rinumërojë 10 përqind të votave në zgjedhjet e kontestuara, për t’i plotësuar ankesat e Musavit dhe dy kandidatëve të tjerë.
XS
SM
MD
LG