Ndërlidhjet

Milliband: Nuk kemi asnjë rol te protestat në Iran


Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Milliband tha se vendet e huaja nuk kanë luajtur asnjë rol në përkrahjen e protestave të dhunshme që shpërthyen në Iran pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Ai i hodhi poshtë komentet e presidentit Mahmud Ahmadinexhad, i cili u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe që të pushojnë së përzieri në punët e brendshme të Republikës Islamike.

Milliband tha se u takon iranianëve që ta zgjedhin qeverinë e tyre, ndërsa autoritetet e Iranit duhet të sigurojnë korrektësi të rezultatit.

Ai tha se përshkallëzimi i përplasjeve vetëm mund ta dëmtojë imazhin e Iranit në sytë e botës.
XS
SM
MD
LG