Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdon dhuna në Irak


Kryengritësit kanë qëlluar për vdekje nëntë oficerë policie në dy qytetet më të populluara të Irakut, Bagdad dhe Mosul.

Gjashtë policë janë vrarë të shtunën teksa patrullonin në Bagdad.

Sot në Mosul kryengritësit gjithashtu vranë një polic, ndërsa në sulmin u vra edhe një civil dhe u plagosën tre vetë, nga të cilët një polic.

Sulmet pasuan vdekjen e 67 njerëzve, të cilët e humbën jetën nga shpërthimi i një kamioni kur po dilnin nga një xhami në qytetin verior Kirkuk.

Raportet thonë se rreth 200 persona janë plagosur.

Ndërkohë, kryeministri Nuri al-Maliki u bëri thirrje irakianëve të mos e humbin besimin nëse largimi i trupave amerikane nga qytetet nxit më tepër dhunë.

Trupat e Shteteve të Bashkuara duhet të largohen nga qendrat urbane deri në 30 qershor.
XS
SM
MD
LG