Ndërlidhjet

Trishe: Ekonomia globale do rimëkëmbet në 2010


Kreu i Bankës Qendrore Evropiane tërhoqi vërejtjen kundër çfarëdo plani të ri stimulues të qeverive dhe parashikoi se ekonomia globale do të rimëkëmbet në vitin 2010.

Zhan Klod Trishe tha se aktiviteti global ekonomik do të duhej “t’i afrohet stabilizimit” nga fundi i këtij viti.

Ai i mirëpriti shenjat e stabilizimit dhe përtrirjen e besimit te kreditë ndërmjet bankave.

Sidoqoftë, Trishe tha se çdo paketë e re stimuluese vetëm do t’i fuste qeveritë më thellë në borxhe, të cilat do t’i ngarkonin gjeneratat e reja.
XS
SM
MD
LG