Ndërlidhjet

Identifikohen 11 kufoma nga Air France


Njëmbëdhjetë nga 50 kufomat e gjetura të aeroplanit Air France, i cili u rrëzua në Atlantik tre javë më parë, janë identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve dhe të dhënat e dhëmbëve.

Zyrtarët brazilianë thonë se kufomat janë identifikuar si “10 brazilianë dhe një i huaj”.

Pesë nga brazilianët ishin meshkuj, pesë femra, ndërsa i huaji gjithashtu mashkull.

Në aeroplan ndodheshin 72 shtetas francezë, 50 brazilianë, 26 gjermanë dhe udhëtarë nga 29 vende të tjera.
XS
SM
MD
LG