Ndërlidhjet

Vriten tre ushtarë afganë, 7 të plagosur


Një sulmues vetëvrasës ka shkaktuar sot vdekjen e tre ushtarëve afganë në sulmin ndaj autokolonës në jug të vendit.

Policia tha se trupat ishin duke e inspektuar një urë në provincën Kandahar për të parë nëse ka eksploziv, kur sulmuesi iu afrua dhe e shpërtheu automjetin.

Policia tha se në sulmin janë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë dhe dy civilë.
XS
SM
MD
LG