Ndërlidhjet

Plagoset presidenti i Ingushetisë


Presidenti i rajonit të Ingushetisë në Kaukazin Verior është lënduar rëndë pasi konvoji i tij u godit nga shpërthimi i një bombe.

Zyrtarët rusë thanë se shpërthimi u shkaktua nga një vetëvrasës me bombë, i cili po voziste në drejtim të konvojit të Junus Bek Jevkurovit, kur ai po shkonte në zyrë.

Ai u hospitalizua, ndërsa zyrtarë të ministrisë federale për situata emergjente thanë se gjendja e tij ishte kritike. Zëdhënësi i presidentit Jevkurov njoftoi se pas operacionit, ai ishte larg rrezikut për jetë.

Jevkurov, fitues i dekoratës më të madhe ushtarake ruse, u bë i njohur si komandant në vitin 1999 në Kosovë, kur udhëhoqi trupat në një parakalim 330 kilometërsh për të okupuar aeroportin para mbërritjes së forcave të NATO-s.
XS
SM
MD
LG