Ndërlidhjet

Iran: Garda Revolucionare kërcënon protestuesit


Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar t'i shpërndajë protestat e mëtejme të opozitës rreth zgjedhjeve kontestuese presidenciale dhe paralajmëroi demonstruesit që të përgatiten për një "konfrontim revolucionar" nëse ata dalin në rrugë përsëri, njofton agjencia e lajmeve AP.

Forca më e fuqishme ushtarake e Iranit urdhëroi demonstruesit “t’i japin fund sabotazhit dhe trazirave " dhe tha se rezistenca e tyre është një "komplot" kundër Iranit.

Në një deklaratë të postuar të hënën në ueb-faqen e gardës, protestuesit paralajmërohen që të "jenë të përgatitur për një konfrontim revolucionar me rojet, me Basij-n dhe forcat e tjera disiplinore e të sigurisë".

Kreu i opozitës, Mir Hosein Musavi, të dielën, premtoi se do të vazhdojnë protestat, duke i quajtur një mashtrim zgjedhjet e 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG