Ndërlidhjet

logo-print

Italia kërkon pjesëmarrjen e Iranit në G8


Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, tha se Irani ka afat deri në fund të ditës së some, të përgjigjet ndaj ftesës për të marrë pjesë në takimin e minsitrave të jashtëm të vendeve më të industrializuara të botës, që mbahet më vonë këtë javë, në Trieshtë.

Qeveria e Italisë ka kërkuar pjesëmarrjen e Iranit për të kontribuar në përpjekjet për stabilizimin e Pakistanit dhe Afganistanit. Ky samit fillon të entjen dhe përfundon të shtunën.

Zoti Fratini, po ashtu, i ka bërë thirrje Iranit që ta përfundojë dhunën kundër demonstruesve, që po protestojnë ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.
XS
SM
MD
LG