Ndërlidhjet

Bagdad: 5 veta u vranë dhe 17 u plagosën


Nga sulmet me bomba sot në Bagdad janë vrarë 5 veta dhe janë plagosur 17 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë mjekësorë dhe të sigurisë.

Sipas tyre, në lagjen shiite, Sadër Siti, një bombë qëlloi një minibus, me ç’rast u vranë tre studentë dhe u plagosën disa të tjerë.

Nga një shpërthim tjetër, është vrarë një grua dhe një fëmijë katërvjeçar. Ky sulm ndodhi afër stacionit të policisë në Shaab, në verilindje të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG