Ndërlidhjet

Rusia i jep kredi Moldavisë


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Rusia është e gatshme t’i japë Moldavisë një kredi prej 500 milionë dollarësh. Putin këtë ë bëri të ditur në një takim me presidentin në largim të Moldavisë, Vladimir Voronin.

Voronin u takua gjithahstu me presidentin rus, Dmitri Medvedev.

Moldavia u zhyt në trazira politike pas zgjedhjeve legjislative të 5 prillit, që u cilësuan si manipuluese nga opozita anti-komuniste, e të cilat provokuan protesta të përgjakshme.

Përsëritja e zgjedhjeve ishte caktuar për datën 29 korrik, pasi që ligjvënësit dështuan të zgjedhin kryetarin e ri të shtetit për shkak të trazirave.
XS
SM
MD
LG