Ndërlidhjet

Iran: Protestat shpërndahen me forcë


Pjesëtarë të policisë kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të demonstruesve dhe kanë shtënë në ajër për të shpërndarë një tubim në qendër të Teheranit.

Konfrontimi i sotëm ndërmjet protestuesve dhe forcave iraniane të sigurisë ndodhi pas paralajmërimit të Gardës Revolucionare për intensifikim të masave disiplinore kundër protestuesve.

Garda kishte urdhëruar demonstruesit “t’i japin fund sabotazhit dhe trazirave" dhe tha se rezistenca e tyre është një "komplot" kundër Iranit.

Lideri i opozitës, Mir Hosein Musavi, ka kërkuar vazhdimin e protestave.

Ndërkohë, Zyra për marrëdhënie të jashtme e Britanisë ka deklaruar sot se është duke i evakuuar familjet e stafit të ambasadave me bazë në Iran, për shkak të dhunës së vazhdueshme.
XS
SM
MD
LG