Ndërlidhjet

Ban: Irani t'i japë fund përdorimit të forcës


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka bërë thirrje që t’u jepet fund arrestimeve, kërcënimeve dhe përdorimit të forcës kundër civilëve në Iran pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Deklarata e tij u bë pasi forcat e sigurisë në Teheran përsëri i shtypën rreth 200 protestues, të cilët i bënin homazhe një gruaje, vrasja e së cilës u xhirua dhe pamjet u shfaqën në tërë botën.

Garda Revolucionare është kërcënuar se do të shtypë çdo protestë të ardhshme kundër zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG