Ndërlidhjet

logo-print

Obama i prekur nga protestat në Iran


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama është “prekur” nga pamjet televizive të njerëzve në Iran, të cilët po marrin pjesë në protestat.

“Mendoj se ai është prekur nga ajo që kemi parë në televizion, sidomos nga pamjet e grave në Iran, të cilat kërkojnë të drejtën e tyre që të demonstrojnë, të flasin dhe të dëgjohen”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Ai tha se Obama vazhdon të ketë shqetësime dhe pyetje për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet presidenciale më 12 qershor.
XS
SM
MD
LG