Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Zgjedhjet presidenciale – vitin e ardhshëm


Parlamenti i Ukrainës ka caktuar 17 janarin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Gjatë zgjedhjeve pritet të zhvillohet një garë e ashpër ndërmjet kryeministres aktuale, Julia Timoshenko, dhe ish-kryeministrit, Viktor Janukoviq.

Rezultati i votimeve pritet të përcaktojë pasardhësin e presidentit aktual, Viktor Jushçenko, i cili po e përfundon mandatin e tij pesëvjeçar.

Kohë më parë, parlamenti vendosi që zgjedhjet të mbahen në muajin tetor, por Jushçenko, këtë vendim e cilësoi si jolegjitim.

Poashtu edhe Gjykata Kushtetuese e Ukrainës e hodhi poshtë vendimin e parlamentit.
XS
SM
MD
LG