Ndërlidhjet

Deko: Dua të luaj për Inter-in


Futbollisti i Çelzit Deko ka deklaruar se nuk është i lumtur në këtë klub dhe se në sezonin e ardhshëm dëshiron të luaj për Interin e Milanos. Mediat italiane javën e kaluar kanë bërë të ditur se Interi është i interesuar për Dekon dhe Rikardo Karvalon.
Nëse do të kalonte në Inter, Deko sërish do të bashkëpunonte me trajnerin Zhoze Murinjo me të cilin në vitin 2004 në Porto kanë fituar Ligën e kampionëve.
“Dëshiroj të luaj në Inter, sepse është klub me histori të madhe, por edhe për faktin që dëshiroj të bashkëpunoi me trajnerin Murinjo”, ka thënë Deko për gazetën Korriere delo Sport.
Para se t’i bashkohej Çelzit, Deko ka luajtur për Porton dhe Barcelonën.
XS
SM
MD
LG