Ndërlidhjet

Netanjahu arrin në Romë


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka arritur në Romë në udhëtimin e tij të parë në Evropë që prej marrjes së detyrës, pas zgjedhjeve të fundit.

Netanjahu do të takohet me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni.

Kreu i ekzekutivit të Izraelit pritet t’i kërkojë Italisë dhe Francës t’i shtrëngoj sanksionet ndaj Iranit për shkak të qëndrimit të tij karshi armatimit bërthamor.

Të mërkurën, Netanjahu pritet të vizitojë Parsiin për t’u takuar me presidentin francez, Nikolas Sarkozi si dhe emisarin amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miqell.
XS
SM
MD
LG