Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja SHBA-Kirgizi për Manasin


Shtetet e Bashkuara dhe Kirgizia raportohet se kanë arritur një marrëveshje, e cila i mundëson Uashingtonit të ketë qasje të kufizuar në bazën ajrore në Manas, prej ku dërgohen furnizime në Afganistan.

Raportet citojnë zyrtarët të kenë thënë se marrëveshja do t’i lejonte aeroplanat e Shteteve të Bashkuara të dërgojnë vetëm furnizime jo-vdekjeprurëse për trupat amerikane në Afganistan

Agjencitë e lajmeve raportojnë se kjo marrëveshje paraqet dështim për shpresat e amerikanëve për përdorim të plotë të bazës ajrore ushtarake në Manas.
XS
SM
MD
LG