Ndërlidhjet

logo-print

Irani akuzon Ban Ki Mun-in


Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Hasan Qashqavi, ka akuzuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Iranit.

Agjencia e lajmeve ISNA citoi zëdhënësin Qashqavi të ketë thënë se Ban "nën ndikimin e disa fuqive të mëdha, po injoron realitetin e zgjedhjeve të Iranit dhe vërejtjet e tij janë në kundërshtim të qartë me detyrën e tij ... dhe paraqesin një ndërhyrje të qartë në çështjet e shtetit të Iranit”.

Kreu i OKB-së u ka bërë thirrje autoriteteve në Iran që të mos përdorin dhunë ndaj civilëve.
XS
SM
MD
LG