Ndërlidhjet

Netanjahu kritikon Iranin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka kritikuar ashpër Iranin duke thënë se trazirat aktuale në Iran tregojnë “natyrën e vërtetë” të ketij shteti. Këto komente Netanjahu i bëri në fillim të vizitës së tij të parë në Evropë që nga ardhja në postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të fundit.

"Diçka shumë bazike ka ndodhur në Iran, dhe bota e sheh tani natyrën e vërtetë të këtij regjimi", tha kryeministri i Izraelit në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij italian, Sivio Berluskoni.

Ai kritikoi Iranin se “po i shtyp njerëzit e vet” dhe shtoi se “guximi që kanë treguar njerëzit e Iranit gjatë ballafaqimeve me plumba në rrugët e Iranit për liri, është një gjë që meriton respektin e njerëzve të lirë kudo”.

Ndërsa, kryeministri i Italisë Berluskoni tha se "Italia, ashtu si vendet e tjera perëndimore, beson se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore."
XS
SM
MD
LG