Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Romët të largohen nga vendbanimet e helmuara


Qeveria e Kosovës dhe donatorët e jashtëm duhet sa më shpejt t’i mbyllin vendbanimet e romëve dhe t’i zhvendosin qindra prej tyre, thotë në raportin e fundit, organizata Human Rights Watch.

“Autoritetet e Kosovës duhet të punojnë me donatorët ndërkombëtarë, për t’i mbyllur pa vonesë kampet e kontaminuara, ku banojnë romët e zhvendosur, dhe të ndihmojnë me trajtim mjekësor kundër helmimit me plumb”, thuhet, pos tjerash, në raport.

“Pas 10 vjetësh, është koha që të zgjidhet ky problem”, tha Vanda Troshçinska, hulumtuese në Human Rights Watch dhe shtoi se “është vitale që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të punojnë me autoritetet e Kosovës, përfshirë edhe komunat e kontrolluara ngta serbët, që ta zgjidhin këtë krizë”.
XS
SM
MD
LG