Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Masa të ashpra të sigurisë ndaj protestuesve


Në kryeqytetin e Iranit janë ndërmarrë masa të ashpra të sigurisë, derisa autoritetet synojnë ta pengojnë mbajtjen e protestave kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Qindra pjesëtarë të policisë speciale, edhe gjatë ditës së djeshme, kanë parandaluar çfarëdo demontstratash më të mëdha.

Opozita në Iran thotë se zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit ishin të përshkruara me vjedhje masive.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se ishte i tmerruar nga kërcënimet, rrahjet dhe burgosjet e demonstruesve, që po protestonin kundër rizgjedhjes zyrtare të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG