Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Kandidati presidencial tërhiqet nga ankesat


Kandidati konservator për president të Iranit, Mohsen Rezai, tha se tërhieqt nga ankesat e tij, lidhur me akuzat për vjedhje të votave, për të mirën e këtij vendi.

Në një letër dërguar Këshillit Mbrojtës, që është trupa kryesore legjislative, zoti Rezai ka theksuar kushtet e ndjeshme politike dhe të sigurisë në Iran.

Ky zhvillim ndodhi pas disa ditëve të protestave masive ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit, sipas të cilave fitues doli presidenti aktual, Mahmud Ahmadinexhad.

Presidenti amerikan, Barak Obama, mbrëmë tha se ishte i tmerruar nga kërcënimet, rrahjet dhe burgosjet e demonstruesve, që po protestonin kundër rizgjedhjes zyrtare të presidentit Mahmud Ahmadinexhad.
XS
SM
MD
LG