Ndërlidhjet

Irani arreston personelin e gazetës së Musavit


Një redaktor i gazetës e cila është pronë e kandidatit të mundur presidencial, Mirhosein Musavi, tha se 25 gazetarë të këtij mediumi janë arrrestuar.

Alireza Behetshi i tha agjencisë së lajmeve AFP se arrestimet ndodhën pasi që gazeta “Kalemeh Sabz” u mbyll nga autoritetet iraniane pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale.

Shumë gazetarë dhe politikanë reformatorë janë arrestuar pas rizgjedhjes për president të Mahmud Ahmedinexhadit, që shkaktoi protesta dhe përleshje të dhunshme ndërmjet mbështetësve të Musavit dhe forcave të sigursë.
XS
SM
MD
LG