Ndërlidhjet

logo-print

Beograd: Rasti i parë i virusit H1N1


Në Serbi është regjistruar rasti i parë i gripit të derrave, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Tomica Milosavleviq.

Fjala është për një 29 vjeçar nga Beogradi, i cili prej më 18 deri më 22 qershor ka qëndruar në Argjentinë.

Gjendja e tij shëndetësore është stabile, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.

I sëmuri është shtruar mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive në Beograd, ndërsa virusi i gripit të ri H1N1 është konfirmuar sot pasdite në Institutin Torlak.
XS
SM
MD
LG