Ndërlidhjet

Korea e Veriut i kërcënon SHBA-të


Koreja e Veriut ka përsëritur kërcënimin e saj për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të provokimit, pasi që Uashingtoni dhe aleatët e tij hulumtonin për shenja rreth lansimit eventual të më shumë raketave nga Pheniani.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha se në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës "fillojnë një luftë tjetër, ushtria dhe populli i Koresë do t'i zhdukë agresorët njëherë e përgjithmonë".

Kërcënimet vijnë pasi një luftanije amerikane, duke vepruar në pajtim me rregulloret e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përcolli një anije veri-koreane, të dyshuar për transportim të armëve të paligjshme në Mianmar.

Paralajmërimi erdhi edhe në prag të 59-të vjetorit të fillimit të luftës tri-vjeçare koreane.
XS
SM
MD
LG