Ndërlidhjet

Papa do të pranojë Obamën në 10 korrik


Kreu i Kishës Katolike Papa Benedikti XVI pritet që në 10 korrik ta pranojë presidentin e Shteteve të Bashkuara Barak Obama, pas samitit të G 8-ës, i cili do të mbahet në Itali prej 8-10 korrik.

Papa dhe Obama, të cilët kanë qëndrime të ndryshme mbi disa çështje, si p.sh. aborti, deri tash kanë pasur vetëm një bisedë telefonike pas zgjedhjes së Obamës.

Por, Benedikti XVI dhe Obama kanë qëndrime të ngjashme mbi disa çështje ndërkombëtare.

Vatikani u shpreh i kënaqur pas fjalimit të Obamës për procesin paqësor në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG