Ndërlidhjet

SHBA hedh poshtë akuzat e Rusisë për OBT


Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara për Tregti i ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë se Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e fajësojnë Moskën për dështimin e saj që t’i bashkangjitet Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ron Kirk i tha agjencisë Reuters se kriza është krijuar nga Rusia dhe ajo duhet të zgjidhet nga Moska.

Dje, zv/kryeministri i parë i Rusisë, Igor Shuvalov, tha se BE-ja dhe SHBA-të e kanë fajin për vendimin e Moskës që t’i braktisë bisedimet për hyrje në OBT, duke e favorizuar përpjekjen e përbashkët për të hyrë në organizatë me Kazakistanin ndhe Bellorusinë.
XS
SM
MD
LG