Ndërlidhjet

SHBA: Zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira dhe korrekte


Shtetet e Bashkuara thanë se zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, duhet të jenë të lira dhe korrekte dhe kanë tërhequr vërejtjen se përsëritja e praktikave të kaluara të parregullësive mund ta dëmtojnë perspektivën e anëtarët të ri të NATO-s në shkallë botërore.

“Ju e kuptoni se zgjedhjet, që dështojnë t’i plotësojnë standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe korrekte, mund ta zbrapsin perspektivën evro-atlantike të Shqipërisë”, tha ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Vajters.

Ai mëtutje theksoi se “të gjithë e dimë se zgjedhjet e kaluara në Shqipëri nuk i kanë plotësuar standardet ndërkombëtare” dhe shtoi se “si anëtari më i ri i NATO-s, duhet të arrihen këto standarde”.

Ambasadori Vajters tha se vendi i tij e mbështet Shqipërinë.

“Kur ju të hyni në vendvotime, më 28 qershor, duhet ta mbani mend: Amerika është me ju dhe Amerika ju mbështet juve. Prandaj, votoni në qetësi dhe në liri dhe mos u frikësoni”, tha mbrëmë ambasadori amerikan në Tiranë.
XS
SM
MD
LG