Ndërlidhjet

Kadare: Çmimi – nder i madh


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, tha se është “nder i madh për një shkrimtar” marrja e çmimit prestigjioz spanjoll, Princi i Asturias, për literaturë.

“Kënaqësia më e madhe është se puna ime u ishte në disponim mijëra lexuesve çdokund”, i tha zoti Kadare AFP-së dhe shtoi se “kjo është e vetmja ëndërr për shkrimtarin, e cila besoj se mund të realizohet”.

I emëruar sipas princit Felipe, çmimet jepen në qytetin verior spanjoll, Oviedo, kryeqytet i rajonit Asturia.

Vjet, fituese e këtij çmimi ishte shkrimtarja kanadeze, Margaret Atvud.
XS
SM
MD
LG