Ndërlidhjet

Irak: Vazhdon tërheqja e SHBA-ve nga qytetet


Shtetet e Bashkuara thonë se tërheqja e trupave amerikane nga qytetetet irakiane, deri në fund të këtij muaji, do të vazhdojë ashtu siç është planifikuar, përkundër dhe një sulmi tjetër me bombë në Bagdad, nga i cili u vranë së paku 70 veta dhe më se 100 të tjerë u plagosën.

Sulmi i së mërkurës në një treg në lagjen me popullatë shumicë shiite, Sadër Siti, ishte njëri nga sulmet më vdekjeprurëse në Irak, këtë vit.
XS
SM
MD
LG