Ndërlidhjet

NATO: Biseda për bashkëpunim me Rusinë


NATO-ja dhe Rusia këtë fundjavë do t’i mbjanë bisedimet e nivelit më të lartë, prej se raportet ishin ndërprerë për shkak të luftës Gjeorgji – Rusi, vitin e kaluar.

Takimi i Këshillit NATO-Rusi mbahet këtë të shtunë në ishullin Korfus të Greqisë. Në të do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Takimi do të “fokusohet në çështje specifike të bashkpunimit të mundshëm, përfshirë edhe atë ushtarak”, tha zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero.

Agjencitë e lajmeve nga Brukseli raportojnë se NATO-ja dhe Rusia, për një kohë të gjatë, kanë mospajtime të mëdha lidhur me planet për mbrojtjen raketore, për njohjen e pavarësisë së Ksoovës, ku aleanca ka forcë paqeruajtëse dhe mospajtimet e tjera për një numër të marrëveshjeve për armatim.
XS
SM
MD
LG