Ndërlidhjet

Iran: Janë arrestuar 70 profesorë universitarë


Raportohet se Irani e ka zgjeruar goditjen ndaj mbështetësve të opozitës, duke i arrestuar 70 profesorë universitarë, pasi ata ishin takuar me liderin opozitar, Mir Hosein Musavi.

Qindra protestues besohet se janë të arrestuar dhe së paku 17 veta janë vrarë në protestat lidhur me zgjedhjet e kontestuara presidenciale në Iran, në të cilat zotit Musavi thotë se janë bërë vjedhje në favor të presidentit aktual, Mahmud Ahmadinexhad.

Në kuadër të tensioneve me perëndimin, zoti Ahmadinexhad sot kërkoi që presidenti amerikan, Barak Obama, ta ndalë, siç u shpreh ai, “përzierjen” në punët e Iranit.
XS
SM
MD
LG