Ndërlidhjet

logo-print

Shtatë të vrarë në Bagdad


Së paku 7 njerëz, prej të cilëve 5 policë dhe dy civilë, janë vrarë, dhe rreth 30 janë plagosur nga një shpërthim bombe në një stacion autobusi në jugperëndim të Bagdadit.

Sipas ushtrisë së Irakut, bomba ishte vendosur në hyrje të stacionit në qarkun Baja, kryesisht të banuar me shiitë.

Sulmi vjen vetëm një ditë pas një shpërthimi masiv në lagjen e varfër shiite, në qarkun veriperëndimor në Sadër Siti, ku u vranë të paktën 72 veta dhe u plagosën 150 të tjerë.

Ai ndodhi në ditët e para, kur trupat e SHBA-së duhet të largohen nga qendrat urbane në Irak, si pjesë e një marrëveshjeje në mes Bagdadit dhe Uashingtonit, të nënshkruar në nëntor.
XS
SM
MD
LG