Ndërlidhjet

Pakistan: Militantët shkatërrojnë shkollën e vajzave


Militantët kanë hedhur në ajër një shkollë të vajzave në një rajon fisnor pakistanez, ku pritet të zhvillohet një ofensivë e fuqishme ushtarake kundër kryekomandantit taliban, Bajtullah Mehsud.

Zyrtarët lokalë thanë se shkolla "u hodh në ajër herët në mëngjes në qytetin Shin Varsak", 13 kilometra në perëndim të Vanës, qyteti kryesor në rajonin fisnor të Vaziristanit Jugor.

Një zyrtar i qeverisë lokale, Allah Bag Kan, tha se nuk kishte humbje në njerëz gjatë shpërthimit, por ai shkatërroi plotësisht shkollën.

Të paktën 200 shkolla të vajzave u shkatërruan nga shpërthimet e bombave në luginën veriperëndimore Suat, gjatë një fushate dy-vjeçare të talibanëve për të detyruar zbatimin e ligjit të sheriatit.
XS
SM
MD
LG