Ndërlidhjet

Vërshime në Evropë - 9 të vdekur në Çeki


Nga vërshimet gjatë natës së mbrëmshme, në Çeki kanë vdekur së paku 9 njerëz dhe janë zhdukur disa të tjerë.

Policia tha se 7 njerëz kanë vdekur gjatë natës në qytetin verilindor, Novi Jiçin, dhe në rrethinën e tij.

Niveli i ujit u ngrit gjatë natës 7 metra mbi mesataren në zonën e Novi Jiçinit.

Kryeministri çek, Jan Fisher, tha se situata është "nën kontroll" dhe se rreth 1000 trupa janë të vendosur për të ndihmuar pastrimet pas vërshimeve, të cilat kanë prekur edhe Austrinë, Gjermaninë, Hungarinë dhe Poloninë.
XS
SM
MD
LG