Ndërlidhjet

G8 kërkon një qëndrim rreth Iranit


Ministrat e jashtëm të G8-ës, të cilët filluan bisedimet treditëshe, kanë kërkuar një qëndrim të përbashkët rreth Iranit, për të dënuar goditjen ndaj opozitës.

Takimi në Trieshtë ishte planifikuar të përqendrohej në Afganistan.

Italia, si mikpritëse e takimit, kishte ftuar Iranin t’i bashkohet grupit të tetë shteteve më të industrializuara në botë. Por, Teherani ka refuzuar ftesën, për shkak të kritikave të Perëndimit mbi dhunën kundër protestuesve, arrestimet e anëtarëve të opozitës dhe të gazetarëve.

Të premten do të mbahet një takim i G8-ës me përfaqësues rajonalë, për të diskutuar çështjen e Afganistanit.

Takimi, në të cilin pritet të marrin pjesë përfaqësues nga qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, do të fokusohet në sigurimin e kufirit, trafikun e drogës, refugjatët dhe sigurinë e ushqimit.
XS
SM
MD
LG