Ndërlidhjet

Shtyhet shqyrtimi i "rastit Çeku" në Bullgari


Gjyqi i qarkut në Qystendil për herë të dytë ka ndërprerë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit prej 40 ditësh për ish-kryeministrin kosovar, Agim Çeku, ka bërë të ditur agjencia bullgare e lajmeve Fokus.

Shtyrjen e shqyrtimit e ka kërkuar gjykatësja kujdestare, Sonja Kocova.

Agjencia Fokus vë në pah se avokatët e Agim Çekut kanë sjellë si dëshmi letrën e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilën dëshmohet se ish-kryeministri i Kosovës ka status diplomatik, por edhe letrën e Kombeve të Bashkuara, në të cilën thuhet se i arrestuari është nën kompetencat e misionit të Kombeve të Bashkuara.

Dëshmia e tretë e paraqitur është letra e kryesuesit të Komitetit për Politikë të Jashtme, Solomon Pasi, i cili pohon se Çeku ka pasur ftesë zyrtare për të vizituar Bullgarinë.
XS
SM
MD
LG