Ndërlidhjet

logo-print

Vdiq ylli i muzikës pop Majkëll Xhekson


Ylli i muzikës pop, Majkëll Xhekson, ka vdekur mbrëmë në moshën 50 vjeçare, në një spital të Los Angjelesit, pas një sulmi në zemër.

Xhekson kishte arritur në spital “pa frymëmarrje”, ndërsa përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, nuk dhanë rezultat.

Bashkëpunëtorët e Majkëll Xheksonit thanë se shkak i sulmit në zemër mund të ketë qenë stërngarkesa fizike dhe psikike, përkatësisht përgatitjet për kthimin e madh në skenën muzikore.

Ylli i muzikës që nuk kishte pasur koncert tash 12 vjet, po përgatitej për një koncert në Londër nga mesi i korrikut.
XS
SM
MD
LG