Ndërlidhjet

logo-print

Çeku: Dorëzimi i im në interesin e askujt


Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se dorëzimi i tij eventual në Serbi do të keqësonte marrëdhëniet e Bullgarisë dhe Kosovës.

Pas lirimit nga paraburgimi, Agim Çeku u ka thënë mediave se është i kënaqur me vendimin e gjyqit për lirimin e tij dhe se nuk kishte dyshuar në paanshmërinë e gjykatës bullgare. Ai gjithashtu ka pohuar se nuk kishte vërejtje për veprimet e policisë kufitare bullgare gjatë arrestimit.

“Dorëzimi i im nuk është në interesin e askujt dhe do të keqësonte raportet ndërkombëtare”, ka deklaruar Çeku.

Ndërkohë, mësohet se Agim Çeku nuk do të mund të kthehet në Kosovë brenda tre ditëve, sepse ky është afati për përfundimin e procedimit gjyqësor.
XS
SM
MD
LG