Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: 13 të vdekur, 50 të plagosur


Së paku 13 veta kanë vdekur, ndërsa më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në shpërthimin e një bombe në një treg të Bagdadit, kanë bërë të ditur zyrtarë të Irakut.

Policia ka thënë se bomba ishte e kurdisur në një motoçikletë në treg ku të rinjët bëjnë tregëti me motorë.

Ky është sulmi i fundit në vargun e sulmeve para tërheqjes së trupave amerikane nga zonat e qyteteve të Irakut më 30 qershor.

Kryeministri i Irakut Nuri Al Maliki e ka cilësuar tërheqjen e trupave amerikane “fitore të madhe” dhe ka shpallur 30 qershorin festë kombëtare.
XS
SM
MD
LG